Flash News

Ditari i Opozitës

“Çfarë të lidh me Agaçin dhe Veliajn”, Noka i drejtohet me tre pyetje Agron Shehajt

“Çfarë të lidh me Agaçin dhe Veliajn”, Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza ndaj kryetarit të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, me të cilin pati përplasje fizike në seancën plenare të së enjtes.

Noka tha për News24 se Shehaj ndonëse është opozitar, i shërben interesave të qeverisë dhe Erion Veliajt.

Noka tha se Shehaj tentoi të pengonte betejën e PD për interes të mazhorancës duke vënë në dukje gjithashtu me Ballukun.

“Shehaj bëri tango me Belinda Ballukun. Janë ushtarë të Ramës, janë pushteti dhe lidhja e korrupsionit që i mbajnë bashkë. Pse Shehaj shfaqi gjithë atë dashuri me Ballukun dhe jo me mua? Dëgjoni dashurinë virtuale që bëjnë me njëri tjetrin. Shiheni një bashkëbisedim i lumtur dhe duke bërë selfie. Ky zotëria pse nuk u soll kështu me mua kur kisha radhën. Mua më tha jo s’të lë të flasësh. Çështja e profesioneve të lira ishte çështja e ditës”, tha Noka.

Noka i drejtoi 3 pyetje, për të cilat tha se priste përgjigje nga Agron Shehaj.

“A ke ngrënë drekë në Firence me Engjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe vëllain e Kryebashkiakut të Tiranës?

A ke biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali?

A ju ka sjellë nga Italia Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj dhe të çuan te Lulzim Basha, pasi Edi Rama të refuzoi?”, tha Noka.

Të fundit