Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Farsa e ndërkombëtarizimit, Sula: 40% më pak studentë në auditore, bordi i akreditimit po fundos universitetet

Partia Demokratike ka deklaruarse universitetet, njësoj si shkollat e ciklit parauniversitar, po braktisen nga studentët.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, drejtuesja e Depatamentit të Arsimit, Lili Sula shprehet se shkak për këtë situatë në të cilën ndodhen universitetet publike, është cilësia e dobët.
Sipas saj, Rama po bën propagandë me kartën e ndërkombëtarizimit, kur nuk po arrin dot të mbajë në vend të rinjtë.
Deklarata:
Ideja për një ligj të ri për arsimin e lartë, 10 vite pas ligjit nr. 80 i cili na u premtua si një epokë e re moderne, sot duhet të pranohet si një dështim i plotë dhe me të edhe përgjegjësitë politike të kësaj partie shtet që e solli dhe e rrënoi arsimin universitar.
Në kaosin e përditshëm të mohimit të së drejtës së pronës nga Thethi në Sarandë, të shkarkimit nga puna më një fjalë të vetme të gjithë drejtuesve të bashkive të vendit, vjen si për ironi raporti i Bordit të Akreditimit të institucione të arsimit të lartë, i kurorëzuar me idenë e një ligji të ri për rilindjen e dështimit.
Universiteti, studenti dhe pedagogu janë braktisur prej 2013 sepse diktaturat, siç ka dëshmuar historia kanë fobi nga dija, nga elita e shoqërisë dhe studentët.
Sot, në vitin e 13-të të qeverisjes rilindase,
– Universitetet tona nuk shfaqen në asnjë prej rankimeve ndërkombëtare dhe me rezultatet e deritanishme nuk do të përfshihen edhe për shumë vite të tjerë.
Lista e problemeve që ka nxjerrë Bordi i Akreditimit flet vetë:
– Më pak se 40% e programeve studimore janë akredituar; pjesa tjetër lëshon kartonë, jo diploma.
– Më shumë se 40% e pedagogëve janë me diplomë të nivelit Master sepse për një dekadë u mbyll doktoratura dhe universitetet u kthyen në shkolla të larta vetëm me dy cikle studimore. Rekrutimet plotësisht të kontrolluara është arsyeja tjetër që specialistë të kualifikuar me grada e tituj shkencorë të fituar edhe jashtë vendit mbeten jashtë sistemit.
– 46% e personelit akademik punojnë me kohë të pjesshme në universitete, çka e zvogëlon ndjeshëm cilësinë dhe përkushtimin.
– Autonomia institucionale dhe liritë akademike janë shkelur me këmbë – presionet, shantazhet, dhe përdorimi politik i universiteteve janë bërë norma. Prej 2015-ës kur shumica e kartonëve miratoi ligjin 80, klima e frikës, ngritjes së kulisave për të goditur figurën e pedagogut në universitete është edhe më rëndë se ajo e para viteve ’90, – politika e ka kapur botën universitare në torbën e pengjeve. Shkelet çdo kod etik e standard institucional, u bëhet presion pedagogëve dhe përdoren studentë nga ata që propagandojnë pikërisht të kundërtën.
– Themelet universitare, autonomia institucionale dhe liritë akademike nuk vlerësohen në dokumentin e Bordit të Akreditimit, nuk merret parasysh mendimi i studentëve, nuk është vlerësuar cilësia e programeve studimore krahasuar me ato europiane, impakti në zhvillimin ekonomik social të vendit, nuk bëhet vlerësim për cilësinë e menaxhimit, të llogaridhënies, transparencës, transferimit të dijeve, lidhja me tregun e punës etj.
– Ndërkohë, rektori që i gëzohet telefonatës së sunduesit si një bekim dhe nuk nguron të ndajë me botën gazmendin që i kurorëzon karrierën mbetet mishërim grotesk i kapjes së dijes nga propaganda.
– Kërkohen arritje cilësore në universitete dhe produkte shkencore pa mbështetur financiarisht kërkimin, por duke mashtruar mandat pas mandati për rritje të financimit. S’ka si të ketë cilësi në arsimin e lartë kur shteti e financon me 0,45% të PPB dhe pedagogët mbajnë ngarkesë të lartë mësimore për të rritur pagën mujore, ndërsa pjesëmarrjet në veprimtari dhe botime ndërkombëtare mbulohen financiarisht nga vetë ata.
– Laboratorët dhe bibliotekat janë simbol i mjerimit teknologjik, digjitalizimi nuk përmendet, ndërkombëtarizimi është farsë.
– U fshinë nga mendja studentët e nuk u morën aspak në konsideratë, në harresë pakti me universitetin, heshtje për plagjiaturat, për bursat e degëve prioritare pa marrë parasysh se universitetet themelohen si tempuj përçues të dijeve e në shërbim të studentëve dhe përkundrejt kësaj tabloje të zymtë u hodh teza propaganduese që studentët e huaj të studiojnë tek ne.
– Në auditorët tanë ulen 40% më pak studentë, universitetet po u ngjajnë gjithnjë e më shumë shkollave të braktisura të ciklit parauniversitar, të zbrazëta e pa studentë. Ata largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit, në universitete të rankuara, me zero taksë vjetore, për të fituar diploma e për të punuar në përputhje me fushën e studimit, për t’u paguar shumë mirë dhe për të siguruar cilësi jetese normale. Studentët po largohen masivisht – jo vetëm nga vendi, por sepse nuk kanë besim se dija këtu vlen. Ndërkohë, propaganda për tërheqjen e studentëve të huaj është maskë për një shoqëri që nuk po mban dot të vetët.
Në vend të një vizioni për arsimin, kemi vetëm truke për të mbuluar kolapsin real. Universiteti ka hyrë në fazën e kolapsit të plotë– jo për mungesë të potencialit, por për shkak të një regjimi që i druhet çdo burimi të lirisë dhe mendimit të lirë.
Do të ishte e shëndetshme që sunduesit të grindeshin për fronin e dijes, progresin e vendit dhe ata që drejtojnë tempujt universitarë ta mbanin në dorë fronin, por për fat të keq, në këtë vend, vetëm një patokrat sundon, ndërsa universitarët, përkundër gjithçkaje, këndojnë në kor heshtjen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38