Flash News

Ditari i Opozitës

Fasha e 800 kWh, Tabaku letër kreut të ERE: Rishikoni vendimin e një jave më parë

Fasha e 800 kWh, Tabaku letër kreut të ERE: Rishikoni vendimin e

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i ka drejtuar një shkresë drejtorit të bordit të ERE, Petrit Ahmeti, përmes së cilës i kërkon rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë elektrike mbi fashën 800 kWh.

Në letër, Tabaku kërkon mbledhjen urgjente të ERE dhe një vendim të qartë për të rrëzuar vendimin që i njëjti bord mori një javë më parë.

Rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte i pabazuar dhe i motivuar politikisht  pa asnjë studim të thelluar, sikundër dhe u provua më tej.  Vendimi që u mor nga qeveria dhe nga ERE ishte abuziv.

Ndërkohë që sot është shumë e qartë që qeveria shqiptare e ka ndërmarrë vendimin për të shtyrë rritjen e energjisë elektrike për 100 mijë familje nga frika dhe jo nga arsyeja. Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen sot familjet shqiptare, gjendjen ekonomike dhe situatën e vështirë të shtresës së mesme që preket thellësisht nga kjo rritje e pamotivuar çmimi.

Meqenëse ERE ende nuk ka ndërmarrë një vendim të tillë që do t’i vijë në ndihmë 100 mijë familjeve, kërkuam mbledhjen urgjente të ERE dhe një vendim të qartë për të rrëzuar vendimin që i njëjti bord morri një javë më parë. Në këtë kohë krizë është tejet jetike që shëndeti financiar dhe ekonomik i familjeve shqiptare të jetë parësor dhe më i rëndësishëm se sa çdo gjë tjetër. Prandaj presim nga momenti në moment mbledhjen urgjente të bordit për të marrë vendimin e duhur në favor të shqiptarëve.’- shkruan Tabaku.

 

 

Të fundit