Flash News

Ditari i Opozitës

“Fati i Bashës u nda më 6 mars”, Meta: Koalicioni me Berishën është firmosur prej muajsh

“Fati i Bashës u nda më 6 mars”, Meta: Koalicioni me

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se koalicioni me kryedemokratin Sali Berisha është firmosur prej muajsh për zgjedhjet vendore.

Në një intervistë në ABC, Meta tha se teknikalitetet i përkasin përfaqësuesve të dy partive, ndërsa shtoi se fati i Lulzim Bashës u nda më 6 mars.

“Çështja e regjistrimit të kandidatëve është çështje teknike. Opozita do marrë pjesë në zgjedhje. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh. Opozita shkon e sigurtë drejtë një fitore historike. Është çrrënjosja e regjimit më të korruptuar.

Komentet për Bashën janë bërë me kohë, nuk dëshiroj të hy në këtë çështje, për PD e ka zgjidhur populli i 6 marsit, e zgjidhi edhe gjykata është një cështje që nuk ekziston më politikisht moralisht e elektoralisht. Jemi drejt triumfit ndaj regjimit monist. Mungesë totale e transparencës. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist.” u shpreh Meta.


 

Të fundit