
Flash News
Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista
Dy plumba në zarf, kërcënohet me jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi
Najada Çomo shfaqet krah Ramës, pranon ftesën për të qenë pjesë e listave të PS
“Fatos Nanos konsolidimin e pushtetit ia dha burgu”, Ruli flet për raportin me Bashën

Ish-ministri Genc Ruli ka treguar fillimet e angazhimit të tij në politik, ndërsa është ndalur në marrëdhëniet që ai ka pasur me ish-kreun e PS-së, Fatos Nano. Teksa tha se ka pasur njohje me Nanon, ai shtoi se ky i fundit e rriti ndikimin e tij tek socialistët pasi u dënua me burg.
Sipas ish-ministrit Nano ka lënë një model kolegjialiteti mbi PS-në dhe strukturat e saj.
“Fatosi ka qenë në një gjimnaz me mua. Kishim njohje, goxha njohje me Fatosin. Në lidhje me qeverisjen dua të them, Fatosi si kryetar partie së pari, konsolidimin e pushtetit ia dha burgu. Në momentet e para ai qe një figurë krejt e re e papërshtatshme për trupin e Partisë së Punës dhe e shihnin si të huaj.
Martirizimi i dha pushtetin. Fatosi në finale la një vijë të qartë të një liberalizmi konseguent nga ana e tij. Një liberalizim që vinte dhe nga një lloj moskokëçarje, por ama la një model kolegjialiteti mbi emrin e partisë dhe strukturave të partisë”, tha Ruli.
Ruli tregoi në “Opinion” edhe për marrëdhëniet me kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka më shumë një raport personal se sa politik.
“Kur hyn tek pjesa politike, raporti ynë tensionohet”, u shpreh Ruli duke pohuar ndër të tjera se Basha ka reflektuar dhe ka reaguar mbi ato çka ka bërë gabim.
Ditari politik









Të fundit










A na bën optimistë një qeveri (e mundshme) e Bashës
4 Mars 2021, 21:04

6 fotografi që përshkruajnë emocione më mirë se çdo poet
4 Mars 2021, 20:48


Tërmet me magnitudë 5.5 në shtetin fqinj, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri
4 Mars 2021, 19:59




Georgina për Cristiano Ronaldon: Nuk ndërron as poçat në shtëpi
4 Mars 2021, 18:19
Shifrat e MSH: 20 viktima dhe 847 raste të reja në 24 orë
4 Mars 2021, 17:54
Shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të dashurohen
4 Mars 2021, 17:34
