Flash News

Ditari i Opozitës

“Fëmijët, të pambrojtur nga interneti”, nënshkruhet Pakti Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri

“Fëmijët, të pambrojtur nga interneti”,

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur shqetësimin se interneti, përmes të cilit fëmijët tanë shohin botën, ka dhe plot rreziqe.

Ndaj sipas saj, strategjitë për ta kthyer këtë hapësirë të përshtatshme për ta, ishte pjesë e diskutimit parlamentar mes deputetëve të Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”.

 Për këtë, ajo njofton në rrjetet sociale se tashmë është firmosur Pakti Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri, nismë e CRCA dhe Isigurt!

Reagimi i Erisa Xhixhos

Interneti siç është dritarja përmes së cilës fëmijët tanë shohin botën, ka dhe plot rreziqe. Prandaj ndërhyrja për ta kthyer në një mjedis të sigurt sot është emergjencë.
Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, në seancën e hapur dëgjimore me ministritë dhe autoritetet përgjegjëse, diskutuam mbi sigurinë e fëmijëve në internet dhe strategjitë për ta kthyer këtë hapësirë të përshtatshme për ta.
Sipas raportit të hartuar nga iSIGURT për vitin 2023, denoncimet janë rritur me 160%.
Në 62% të rasteve, viktima të ngacmimit online janë vajza të moshës 14-17 vjeç.
Bullizmi online, gjuha e urrejtjes, fyerja, materialet e papërshtatshme janë rreziqet me të cilat përballen sot fëmijët tanë çdo ditë.
Gjithashtu firmosëm Paktin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në Shqipëri, nismë e CRCA dhe Isigurt!
Si nënkryetare e grupit theksova që kjo situatë kërkon më së pari plotësimin e kuadrit ligjor dhe edukimin përmes një kurrikule të dedikuar në shkollat tona për botën virtuale, paralel me ndërgjegjësimin e fëmijëve, adoleshentëve dhe prindërve për rreziqet që fsheh kjo botë.
Le ta kthejmë këtë nismë në një armë të fortë në betejën kundër abuzuesve të fëmijëve!

Të fundit