Flash News

Ditari i Opozitës

Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD në Durrës, me kë e zëvendësoi Basha

Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD

Ferdinand Xhaferaj, deputeti i Partisë Demokratike ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Degës së Durrësit.

Mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha e ka zëvendësuar në këtë detyrë me Luan Hotin, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD në Durrës. 

Hoti deri më tani mbante postin e sekretarit të degës të Partisë Demokratike. 

Sipas statutit të PD-së, ata që marrin mandatin e deputetit nuk mund të jenë njëherësh edhe kryetarë dege, megjithatë  kujtojmë se ndryshimi ndodhi vetëm disa orë pasi një pjesë e kryesisë së degës së PD së Durrësit lexoi emrat e 207 delegatëve, nga 275 në total, që kishin firmosur thirrjen e kuvendit kombëtar të partisë më 11 dhjetor të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. 

Të fundit