Flash News

Ditari i Opozitës

Ferdinand Xhaferri: Debati Rama-Basha, stil anglo-sakson. Humbëm zgjedhjet se nuk kishim krah ndërkombëtarët  

Ferdinand Xhaferri: Debati Rama-Basha, stil anglo-sakson. Humbëm zgjedhjet

Deputeti Ferdinand Xhaferri e cilësuar një “stili anglo-sakson” debatin e sotëm në në Kuvend, mes kryeministrin Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka Xhaferri deklaroi po ashtu se PD humbi zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk e kishte në favor faktorin ndërkombëtar.

Është fillimi i një debati anglo-sakson. Lideri i mazhorancës përplaset me liderin e opozitës. Kontrasti kishte të bënte me faktin që Basha u përpoq të qëndronte mbi argumente, ndërsa Rama lunte me stilin e tij. Rama ishte në siklet.

Ju thatë, Ramës i duhet Basha. Ka qenë një periudhë kur thonim Nanos i duhet Berisha, por në 2005 doli tjetër gjë. Berisha dhe Nano janë lidrët historikë, por nuk janë të vetmit, ka ardhur një brez i ri politikanësh. Basha është një njeri që i duhej Berishës, e gjeti si figurë për të drejtuar KOP-in.

A mund të fitonte PD, kur Sali Berishës i është bërë gati dosja për non-grata? Po them që PD, në vitin 2021, nuk e kishte në krah faktorin ndërkombëtar.

Humbëm sepse u bë masakër zgjedhorë. Nuk di që një parti politike, të shtojë numrin e votave pas 8 vite qeverisje.  Më thuaj një rast të një partie politike që rrit votat pas dy mandateve qeverisje?“, tha ndër të tjera Xhaferri.

Të fundit