Flash News

Ditari i Opozitës

Festuan arrestimin e Veliajt, policia procedon 8 qytetarë

Festuan arrestimin e Veliajt, policia procedon 8 qytetarë

Tetë qytetarë të cilët festuan jashtë Bllokut të Sigurisë tek “Mine Peza” për arrestimin e Veliajt, janë proceduar penalisht.

Qytetarët janë proceduar për prishje të qetësisë publike dhe mosbindje ndaj efektivëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar”, njofton policia.

Të fundit