Flash News

Ditari i Opozitës

Figura e mësuesit, e lëkundur nga presioni i politikës", Açka: Shpërndajnë aktivitetet e ministres në rrjetet sociale

Figura e mësuesit, e lëkundur nga presioni i politikës",

Deputetja demokrate Flutura Açka ka ngritur shqetësimin në lidhje me iniciativën e qeverisë për të kthyer shkollat në qendra komunitare.

Duke folur në A2 CNN, deputetja tha se teksa ka nisur të eksperimentohet në disa shkolla në Tiranë kjo nismë, figura e mësuesit është e lëkundur për shkak të presionit të politikës.

“Janë mbyllur 500 shkolla në Shqipëri. Nuk e dimë çfarë janë kthyer këto godina. Ka iniciativa për kthimin e shkollave në qendra komunitare pa pasur një studim. Ka nisur ky eksperiment në disa shkolla dhe nuk e dimë çfarë ka sjellë. Një iniciativë e tillë e nxituar mund të japë rezultate që shkollave iu prishet shenjtëria. Çfarë roli ka mësuesi në Shqipëri? Me transparencë duhet të ndreqim situatën.

Figura e mësuesit e lëkundur dhe kjo vjen nga presioni i politikës. Mësuesit shpërndajnë në rrjetet sociale aktivitetet e ministres. Mësuesit thirrjen nga drejtorët dhe iu kërkohen vota. Mos e politizojmë shkollën, ta lemë në shenjtërinë e saj”, tha deputetja

Të fundit