Flash News

Ditari i Opozitës

"Fike mikrofonin, mos bëj zhurmuesen"/ Debat në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: 70 patronazhistë janë nënpunës të MSH

"Fike mikrofonin, mos bëj zhurmuesen"/ Debat në Komisionin e

Në Komisionin e Shëndetësisë ditën e sotme ka patur debate mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetares socialiste Klodiana Spahiu.

Debati ka nisur, kur Vokshi ka akuzuar PS se ka përdorur 70 nënpunës së Ministrisë së Shëndetësisë si patronazhistë. Demokratja ka shtuar se në këto kushte ministrja Ogerta Manastirliu duhet të kishte dhënë dorëheqjen,

Në këtë moment, Spahiu ka ndërhyrë për të ndërprerë Vokshin, duke shkaktuar debat mes tyre.

Ajo i tha Vokshit se kjo është mënyra më e shëmtuar për të drejtuar komisionin, ndërsa kjo e fundit i kërkoi të mos bënte zhurmuesen dhe të fliste kur t'i jepej e drejta.

Albana Vokshi: 70 patronazhistë nënpunës të Ministrisë së Shëndetësisë. U përdorën për fushatë. Klodi fike. Fike mikrofonin. Do i themi emër më emër, patronazhistët. 50 mijë patronazhistë. Këta duhet të gjykohen. Jeni mazhorancë ilegjitime. Ministrja duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësja kryesore që kemi gjithë këto vdekje. Patronazhimi, kush shkonte çonte kura dhe tampone në orën 2 të natës.

Klodiana Spahiu: Është mënyra më e shëmtuar të drejtoni komisionet.

Albana Vokshi: E di, e di Klodi që e vërteta ju dhemb.

Klodiana Spahiu: Po ju tërheq vëmendjen. Të kthehemi në normalitet. Nuk mund ta ktheni në një arenë politike për ju. Kjo të jetë hera e fundit. Kjo që bëni ju nuk ndodh në asnjë komision.

Albana Vokshi: Çfarë do bëni ju?

Klodiana Spahiu: Nëse keni bërë ndonjë denoncim në gjykatë.

Albana Vokshi: Nuk ta dhashë fjalën. Mbylle mikrofonin. Nuk do lejoj që këtu të bëhet propagandë. O Klodi mos bëj zhurmuesen këtu.

 

Të fundit