Flash News

Ditari i Opozitës

Fikja e sinjalit të News24, Salianji: Pushteti kërkon të kontrollojë mendjen e qytetarëve

Fikja e sinjalit të News24, Salianji: Pushteti kërkon të

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, iu bashkua protestës së gazetarëve dhe shoqërisë civile paraditen e sotme para godinës së News24.

Salianji shkruan se ky është një sulm dhe atentat i hapur ndaj fjalës së lirë, teksa theksoi se qeveria ushtroi dhunë brutale me polici e ushtri për të censuruar dhe mbyllur veprimtarinë e News24.

Ai shprehet se pushteti që kontrollon sinjalin, kërkon të kontrollojë mendjen e qytetarëve..

Ndërsa shtoi se “liria e medias nuk mbyllet me butona e kabllo, ajo është frymëmarrja e demokracisë”.

“Sulmi dhe dhuna brutale e qeverisë me polici e ushtri për të censuruar, bllokuar sinjalin e mbyllur veprimtarinë e News24 dhe ndaluar punën dhe raportimin e gazetarëve të Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare është një sulm dhe atentat i hapur ndaj fjalës së lirë. Sot isha pranë gazetarëve e punonjësve të medias në protestë kundër këtij akti tipik të regjimeve që kanë frikë nga e vërteta. Pushteti që kontrollon sinjalin, kërkon të kontrollojë mendjen e qytetarëve. Por liria e medias nuk mbyllet me butona e kabllo, ajo është frymëmarrja e demokracisë”, deklaroi Salianji në një postim në Facebook.

Të fundit