Flash News

Ditari i Opozitës

Finalizimi i tri amendamenteve, Basha mbledh anëtarët e PD të Komisionit të Ligjeve

Finalizimi i tri amendamenteve, Basha mbledh anëtarët e PD të

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot anëtarët e PD të Komisionit të Ligjeve për të finalizuar amendamentet për tre nismat e PD

 PD do të finalizojë relacionin që do të paraqitet në kuvend, ndërsa nismat do të depozitohen nesër në sekretarinë e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese, vettingun në politike, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.  

Ndryshimet jaën paralajmëruar nga PD pas zgjedhjeve , ku PD akuzoi PS se si ndikuese vec masakrës zgjedhore kanë qenë ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut që u bënë me opozitën parlamentare. Ndaj, PD kërkon të zhbëhen këto ndryshime dhe palët të bien dakord e të gjejnë zgjidhje tjera.

Po ashtu, PD kërkon ndryshim të hartës territoriale, t’i shtohen komunat, që i janë hequr në 2014 ku PS votoi pa votat e PD, por me LSI hartën e re territoriale.  

Reforma territoriale sipas PD është për t’i shërbyet interesave të PS , ndaj PD kërkon të zhbëhet harta territoriale dhe të ketë rikthim të komunave se sipas PD bashkitë nuk mbulojnë dot fshatrat e e zonat rurale dhe investimet janë të pakta.  

Ndryshimet që kërkohen nga PD, në reformën zgjedhore pritet të ketë diskutime. Një pikë që PD e con në parlament është vetingu për politikanët. Në 2018 kërkesa e PD mori vota kundër nga PS me arsyetimin se këtë proces e bën dekriminalzimi.

Për këtë PD që SPAK të hetojë deputetët apo edhe presidentin, kryeministrin për kontakte me persona që vijnë nga krimi i organizuar por edhe të financave të tyre.  

Të fundit