Flash News

Ditari i Opozitës

Financimi rus, Balliu: Para mund të ketë marrë vetëm Basha, PD s’ka lidhje me Rusinë

Financimi rus, Balliu: Para mund të ketë marrë vetëm Basha,

Ish-deputeti dhe Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu përjashtoi mundësinë që Partia Demokratike dhe anëtarët e saj të jenë përfshirë në çështjen e lobimit nga Rusia me 500 mijë dollarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu tha se nëse vërtetë janë dhënë para nga Rusia, ato i ka marrë vetëm Lulzim Basha, i cili në 2017 ishte kryetar i PD dhe kishte të drejtën e firmës për gjithçka.

“Nëse ka ndodhur vërtetë do të ishte një krim i madh dhe do të shpjegonte shumë gjëra të tjera. Nëse kjo ka ndodhur asnjë anëtar i PD nuk ka marrë kurrë para nga Rusia. 

Sa i përket anëtarëve të PD, një parti që mbron interesat kombëtare dhe nuk ndan asnjë interes me rusët që sponsorizojnë agjenturat serbe që janë sot në bashkëveprim me qeverinë Rama. Nëse ndodh një lobim 500 mijë dollarë, kjo mund të ndodhë vetëm me firmën e kryetarit”, tha Balliu.

 

 

Të fundit