Flash News

Ditari i Opozitës

Financimi rus në PD, Ristani: Veprime personale të Bashës, unë s’kam hedhur firmë

Financimi rus në PD, Ristani: Veprime personale të Bashës,

Arben Ristani, ish-sekretari i përgjithshëm i PD ka komentuar çështjen e financimit rus për PD.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Ristani tha se çdo veprim që ka të bëjë me këtë çështje është kryer personalisht nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas Ristanit, PD nuk ka marrë para nga institucione apo individ të huaj, teksa përjashtoi veten e tij se ka patur dijeni për çështjen e parave ruse në PD.

“PD në asnjë moment nuk ka marrë asnjë qindarkë nga asnjë institucion apo individ jashtë vendit. Organet drejtuese nuk kanë organizuar asnjë marrëveshje me Muzin. Nuk kam firmosur asgjë që ka të bëj me menaxhim parash as brenda as jashtë vendit.

Të gjitha veprimet janë personale të ish-kryetarit Basha dhe asnjë veprim nuk është autorizuar nga asnjë organ drejtues i partisë sipas statutit. Çështja nuk është mbyll, se u tha që u mbyll. Ajo që është mbyllur, është mbyllur akuza për falsifikim, por bëhet fjalë për pastrim parash, Prokuroria e ka nisur për pastrim parash dhe e ka ndryshuar në falsifikim dokumentesh. Akuza ndaj meje ishte falsifikim me mos veprim”,-tha Ristani.

 

Të fundit