Flash News

Ditari i Opozitës

Financimi rus, reagon Berisha: PD si në filmat e mafies, Basha bënte gjithçka si të kapte peng opozitën

Financimi rus, reagon Berisha: PD si në filmat e mafies, Basha bënte

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas artikullit të VOA se Rusia ka financuar parti politike në dhjetëra vende, ku ndër të tjera 500 mijë dollarë i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017, asokohe e drejtuar nga Lulzim Basha. Në një takim në Shijak, Berisha tha se PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafias dhe se Basha bënte gjithçka që të kapte peng opozitën.

“Ju lexuat sot se në çfarë labirinte ishim futur ne si PD. Si në filmat e mafies. Ai bënte gjithçka jo që të bënte hetimin e plotë por si të kapte peng opozitën. Me një opozitë të marrë peng ai vazhdonte pafundësisht.

Kohërat kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe sot te qytetarët shqiptarë se ky person është realisht armik, hajdut që historia e Shqipërisë nuk e ka pasur kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj edhe është mision i madh për ju”, tha Berisha.

 

Të fundit