Flash News

Ditari i Opozitës

Financimi rus, Ristani: Basha më tha mos shko në Prokurori, por nuk e dëgjova

Financimi rus, Ristani: Basha më tha mos shko në Prokurori, por nuk e

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Arben Ristani ka folur sërish për çështjen e financimit rus për PD.

Ish-sekretari i përgjithshëm tha në Syri tv se ish-kryetari i selisë blu, Lulzim Basha i ka kërkuar asokohe të mos shkonin në Prokurori kur janë thirrur.

Ai tha se ka mbyllur telefonat dhe ka i është drejtuar organit të akuzës.

"Unë kam shkuar i pari në Prokurori. Basha ishte i thirrur disa herë dhe nuk shkonte. Unë kur kam shkuar në Prokurori kam mbyllur telefonat dhe kam shkuar me iniciativën time ndërkohë Basha na kërkonte për të mos shkuar në Prokurori. S’mund ta bëjë një gjë të tillë, kam mbyllur telefonat dhe kam shkuar në Prokurori.”-tha Ristani.

 

Të fundit