Flash News

Ditari i Opozitës

Financimi rus, Tabaku zbardh takimin me Yuri Kim

Financimi rus, Tabaku zbardh takimin me Yuri Kim

Për më shumë se 1 orë, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim zhvilloi një takim në KQZ me kreun e saj Ilirjan Celibashi, deputeten demokrate Jorida Tabaku, Monika Kryemadhin dhe sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri.

Në përfundim të takimit, Tabaku ka treguar çfarë u diskutua mes tyre. Deputetja demokrate tha se kanë folur rreth financimit të partive politike dhe distancimit nga influenca ruse dhe kineze.

“U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze”, tha Tabaku pas takimit.

E pyetur nëse gjatë takimit është përmendur edhe shuma prej 500 mijë dollarësh që ka përfituar Lulzim Basha nga Rusia, Tabaku tha se më shumë informacione do të japë vetë ambasada amerikane në Tiranë.

Të fundit