Flash News

Ditari i Opozitës

Firmat e Kuvendit/ Balliu: Kur i dorëzuam Basha nuk ndodhej në zyrë, Luli është në luftë me PD-në

Firmat e Kuvendit/ Balliu: Kur i dorëzuam Basha nuk ndodhej në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka hedhur poshtë deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, lidhur me vendin se ku duhet të depozitoheshin firmat e Kuvendit.

I ftuar në ABC News, Balliu tha se statuti nuk përcakton që nëse mbledh demokratët përjashtohesh, ashtu sikurse nuk përcakton se ku duhet të dorëzohen firmat, te zyra e Bashës apo e Bardhit.

Sipas Balliut, 1 dhjetori është dita kur Lulzim Basha do të përjashtohet nga drejtimi i PD-së. Ish-deputeti thekson se ditën kur delegatët kanë shkuar për të dorëzuar firmat, Basha nuk ka qenë i pranishëm në selinë blu.

“Statuti i PD nuk ka asnjë nene ku thotë që nëse mbledh demokratët përjashtohesh nga partia dhe nuk ka asnjë nen ku thotë se firmat duhet të dorëzohen te Luli apo te gazi. Me kuvendin kombëtar të 11 dhjetorin, Basha shkarkohet ndërsa data 18 është një anti-kuvend.  Kuvendi i datës 11 është si rrjedhojë e delegatëve. Ne i kemi thënë që të verifikojë firmat pasi janë në institucion, por ai nuk pranon në shtëpi nuk ja dërgojmë dot. Ditën që ne dorëzuam firmat ishte pak vonë dhe ai nuk ishte aty, ndaj ne i lamë në zyrën e Edi Palokës te kryetari i Këshillit Kombëtar, nuk i kemi dërguar në Kine. Aty i ka të marrë listat dhe ti lexojë se ai i njeh delegatët e partisë, le të marrë dhe të gjithë mediat dhe të bëjë dhe verifikimin e emrave. Por ai nuk shkon se e di që ato janë të vërteta firmat, por ne nuk mund të mbajmë Bashën dhe të shkatërrojmë PD-në. Kjo nuk është luftë brenda partisë, por është luftë e Lulit me PD-në”, tha Balliu.

 

Të fundit