Flash News

Ditari i Opozitës

Firmat e Kuvendit/ Bardhi zbardh komunikimin me 2 zyrtarët e Elbasanit: Një bandit pret në rezidencë

Firmat e Kuvendit/ Bardhi zbardh komunikimin me 2 zyrtarët e Elbasanit:

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka treguar në emisionin ’Open’ se 10 minuta para se të dilte në konferencë për shtyp, pasi Sali Berisha dorëzoi në PD firmat e Kuvendit, ka pasur një komunikim me dy zyrtarë të Elbasanit.

Sipas Bardhit, plotësimi dhe firmosja e formularit mund të jetë bërë nën presion dhe trysninë e një banditi. Për këtë Bardhi ofroi prova e fakte dhe kërkoi edhe që gazetarët ta provonin. Njëkohësisht ai ripërsëriti edhe njëherë se demokratët e Elbasanit nuk mund të pranojnë që Kuvendi të mblidhet nga Suel Çela.

“10 minuta para se të mbaja konferencën, kam pasur komunikim me dy zyrtarë të Elbasanit që më kanë treguar për bisedën e kësaj bande në rezidencën e tij. Ky është presioni, prandaj nuk i bëjnë publike të dhënat. E dimë të gjithë se si ka qenë fushata në Elbasan. I kishim përballë përditë. Ju ftoj të shkoni në Elbasan e të takoni njerëz të pavarur, sot zihej gjithë qyteti i Elbasanit me këtë që ka ndodhur me PD-në. Këtë e di gjithë qyteti, ju ftoj që të shkoni të flisni, jua jap unë burimet, por ndoshta nuk më beson dhe i them të shkojë si gazetar. Një bandit pret në rezidencën, mund të ketë persona që kanë firmosur nën trysninë e këtij banditi. Unë nuk mendoj se Berisha e di këtë, por ata e kanë futur aty. Ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit të ja mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.  Ish deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë, nuk e kam pasur unë. Nuk thërret, harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, Harrojeni te keni Kuvend të thirrur nga Qifja”, tha Bardhi.

 

Të fundit