Flash News

Ditari i Opozitës

Firmat e Kuvendit/ Basha: Është detyra ime të garantoj verifikimin, PD nuk do të jetë lëvizje dumbadiste

Firmat e Kuvendit/ Basha: Është detyra ime të garantoj

Kreu i demokratëve Lulzim Bahsa ka folur për herë të parë lidhur me firmat që ish-lideri Sali Berisha ka dorëzuar në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në një intervistë për News 24, Basha shprehet se ato nuk janë thjesht firma, por janë votat e çdo demokrati dhe anëtari të PD dhe në cilësinë e kryetarit të partisë është detyra e tij t’i verifikojë.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD dhe mua personalisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për letra po për të gjithë demokratët dhe për shqiptarët që na ndjekin. Për mua nëse aty ka 5 – 50 apo 500 firma të vlefshme, nuk janë firma, nuk janë letra, por janë demokratë dhe është detyra ime si kryetar i PD, të garantoj që të gjithë secila prej tyre të verifikohet sipas statutit, që është libri themeltar që mban bashkë demokratët. Është kushtetuta që kanalizon vullnetin e cdo demokrati, mbron të drejtat e cdo demokrati është ajo që mundëson funksionim e PD, si një parti demokratike si kudo në planet. Pa funksionimin e statutit jemi në xhungël. Ndaj është e domosdoshme për mua dhe për cdo demokrat që cdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respektohet përndryshe nuk është Kuvend, është një thirrje në mal apo në pyll, por vetëm kuvend jo. PD ka vepruar dhe vepron në bazë të statutit. PD nuk është nën drejtimin tim dhe nuk do të jetë një lëvizje dumbabiste. Ndaj është jetike që të gjitha përcaktimet statutore që janë të qarta dhe janë shpjeguar këto dy ditë në mënyrë shteruese nga institucionet e partisë të zbatohen, përtej kësaj dua të them që mbajtja sekret institucioneve të partisë atyre që pretendohen se janë vullnete demokratësh për të thirrur vullnetin kombëtar është një fyerje e madhe për cdo demokrat.”, u shpreh Basha.

 

Të fundit