Flash News

Ditari i Opozitës

Firmat e Kuvendit/ Noka sfidon Bardhin: Nëse nuk rezultojnë korrekte, unë lë mandatin

Firmat e Kuvendit/ Noka sfidon Bardhin: Nëse nuk rezultojnë korrekte,

Mbledhja dhe depozitimi i 4.200 firmave të Kuvendit Kombëtar në selinë e PD-së, në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ka shkaktuar debat në radhët e demokratëve.

Pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, se firmat e Kuvendit nuk janë mbledhur dhe nuk janë dorëzuar në PD, deputeti Flamur Noka deklaroi për Syri Tv, se në rast se Bardhi gjen një gabim në formularë, atëherë Noka pranoi të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe jeta politike.

"Kontrolloni te Tatimet në rast se në selinë e PD gjeni një njeri që paguhet si shef protokolli, apo protokollist, atëherë po ia çojmë. Gjithmonë ka patur protokoll në atë parti. Sot nuk ka asnjë punonjës që merret me protokollin. Çdo dokument shkon ose te punonjësi i sportelit ose te sekretarja e kryetarit. Unë sfidoj Luzim Bashën që të na tregojë se kush është protokolluesi apo shefi i protokollit, atëherë ne i kërkojmë ndjesë. Në rast se do të kishte në selinë e partisë tonë një zyrë protokolli do ta respektonim pafund procedurën. Ne e çuam te Këshilli Kombëtar si i vetmi organ legjitim dhe i konstituuar pas Kuvendit Kombëtar, nuk ishte detyrim por thjesht për transparencë, që t'ju themi të gjithëve që kush do, mund të shkojë dhe të verifikojë. Ndaj i them z.Bardhit shko dhe verifikoi një për një 272 firmat e delegatëve të Elbasanit. Në rast se një nuk të rezulton korrekte apo rezulton ashtu siç ke thënë ti, atëherë Flamur Noka që sot jep dorëheqje nga mandati i deputetit, nga politika dhe nga çdo aksion e nismë politike", u shpreh Noka.

 

Të fundit