Flash News

Ditari i Opozitës

Firmat për Kuvendin, Basha akuza për "puç" Berishës: Fshehu blofin. Kemi informacione që ka bashkëpunuar me regjimin

Firmat për Kuvendin, Basha akuza për "puç"

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas dorëzimit të 4.200 firmave për të mbledhur për Kuvendin Kombëtar. Në një prononcim për gazetarët nga selia blu ai thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është tallur me demokratët, ndërsa shton se firmat mungojnë.

Kreu i PD shton se nëse do të ishin 4200 firma, Kuvendi do të ishte mbledhur sipas statutit. Duke e cilësuar një blof, Basha thotë se beteja e Berishës është për interesat e tij personale.

Kryedemokrati ka hedhur akuza se Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD. Ai i bëri thirrje ish-kryeministrit të mos ndihmojë qeverinë.

“I zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje, duke fshehur blofin e tij dhe mungesën e firmave për 1/4 e anëtarëve të Kuvendit që do vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit.

Nëse do ti kishte mbledhur do t’i kishte dorëzuar sipas statutit. Në mënyrë që të nisnim procedurën statutore që e njeh shumë mirë dhe fakti që nuk e ka bërë, çdo demokrat e kupton pse nuk e ka bërë. E gjitha ka qenë një blof, e gjithë që nisi si një betejë gjoja për demokratizimin e PD-së përfundoi si një betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal.

Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD, prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di mirë rregullat e kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën”, tha Basha.

Të fundit