Flash News

Ditari i Opozitës

'Firmë guackë ruse për inceneratorët'/ Malltezi ngre 7 pyetje: Kush po i ndal drejtorët të ndërpresin pagesat?

'Firmë guackë ruse për inceneratorët'/ Malltezi

PD ka vijuar me denoncimet për të ashtëquajturën aferë të inceneratorëve. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Abi Malltezi tregoi një foto të Sharrës, ndërsa tha se inceneratori për të cilin paguhet prej tre vitesh nuk ekziston.

'Firmë guackë ruse për inceneratorët'/ Malltezi

Ai shtoi se për ndërtimin e inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milionë euro.

“Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme. BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori! Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë? Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29!”-tha Malltezi.

Nisur nga kjo situatë, Malltezi ngre disa pyetje, duke theksuar se u ngritën firma guackë ruse:

1.  Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranes nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veဧ landfill dhe duhej paguar vec 12 euro/ton derisa të funksiononte landfilli?

2.  Kush genjeu sikur kompania në Hollandë kish experience ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?

3.  Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guacke të sapokrijuar?

4.  Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?

5.  A kish shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di te thote se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshire shtetas ruse e dinë fare mire.

6.  Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtorite të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?

7.  Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratoreve?

 

 

Të fundit