Flash News

Ditari i Opozitës

“Firmos fap, fap, fap’ për xhepat e tij, Berisha: Rritja e çmimeve u merr dy pensione në vit të moshuarve

“Firmos fap, fap, fap’ për xhepat e tij, Berisha: Rritja e

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se me rritjen e çmimeve, të moshuarve u janë hequr dy pensione në vit.

Nga Vora, Berisha tha se kryeministri Rama del në publik si bamirës, por sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një mashtrues pa asnjë skrupull.

Berisha: Edi Rama firmos ‘bam, bam, bam e fap, fap, fap’, për xhepat e tij të gjitha. 420 mln euro djegësat, ku janë djegësat, asnjë nuk ekziston, asnjë. Kurse ju paguani që të gjithë, i gjithë qarku i Tiranës, i Durrësit, paguajnë 29 euro tonin për ta depozituar në Sharrë. Në një kohë kur ajo ishte 13 euro, paguhet sikur digjen. Paratë përfundojnë në kontot bankare të Erion Veliajt, Edi Ramës etj., me radhë. Ndaj rrogat nuk u rritën.

Kurse tani del si bamirës, një mashtrues pa asnjë skrupull. Një mashtrues që u premtoi rrogën e 13, a ju kujtohet. Të sigurtë rrogën e 13 tha dhe sot nuk merrni dot rrogën e 12, se rrogën e 12 ua marrin çmimet e larta. Rritja e çmimeve u merr një rrogë në vit, u merr dy pensione në vit, pensionistëve.

Takova një pensionist, biznesmen, dhe më tregoi se merrte një ilaç shumë të kushtueshëm për një problem të tijin dhe më tha unë e përballoj, dhe e blej. Shkonte në një vend ku ishte pak më lirë. Por më tha, të sëmurë si unë nuk e marrin dot tha.

Atë vazo që e bleu 4 milionë euro, Edi Rama, po sikur ta blinte këtë ilaç dhe të ua shiste, se nuk janë të shumtë këta të sëmurë me këtë sëmundje, do të ju shpëtonte jetën, do ti kuronte, por ku mendon ai për njerëzit. Ai mendon për veten e tij, për të kënaqur sytë e tij me vazo 4 milionë euro në oborrin e kryeministrisë.

Për avion me dhomë gjumi, se e ka sulltani Erdogan dhe do ta ketë edhe sulltani i Surrelit, kjo është e vërteta. Por ai është vend 80 milionë, krejtësisht të pakrahasueshëm. 22 mln euro vetëm avioni. Këta nuk kanë ndjenja për qytetarët, as për socialistët, as për të papartitë, as për ju e as përkërkënd, këta vetëm vjedhin. Atëherë a ja vlen apo jo të bëjmë dhjetëra e qindra kilometra për 1 votë në mënyrë që ti largojmë në 14 maj. Ja vlen, pa diskutim, ky është mision.

Të fundit