Ditari i Opozitës

"Firmosi ligj në favor të tij", mediat e Ramës sulmojnë Kason pas denoncimit të kryeministrit: Shpifje copy-paste e para 10 viteve

"Firmosi ligj në favor të tij", mediat e Ramës

Partia Demokratike denoncoi sot se kryeministri Edi Rama së bashku me vëllain e tij, si trashëgimtarë të fisit Koleka kanë përfituar një sipërfaqe toke pasuri në Vuno prej 22.4 hektarësh.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso tha se vlera e pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 mln euro dhe të investuar deri në 150 mln euro, ndërsa shtoi se ATP ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion.

Pak pas denoncimit publik nga selia blu, mediat pranë qeverisë sulmojnë Kason duke e akuzuar atë si të dyshuar në përfitimin e një prone në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, së bashku me anëtaren e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani.  

Në një reagim në rrjetet sociale, Kaso shkruan se një orë pas denoncimit të aferës ku është përfshirë kryeministri, mediat pranë qeverisë riciklojnë shpifje të 10 viteve më përpara e duke i shitur si fakte. 

"Kur 60 minuta pasi ke denoncuar aferën që përfshin të afërm të Kryeministrit, të sulmojnë www.edirama-channel.tv, www.edirama.com, www. reportedirama.tv dhe www.editema.net, duke ricikluar shpifje të 10 viteve më përpara, e kupton se diçka të mirë ke bërë me ditën tënde!
https://www.gazetatema.net/.../fullani-dhe-ivi-kaso-kane...
Kjo është shpifja Mjero- mjerane e para 10 viteve që e kanë marrë copy- paste sot", shkruan Kaso. 

Të fundit