Flash News

Ditari i Opozitës

Fisi i deputetit socialist bën për spital dy persona, Vokshi: Bandë e mbrojtur nga Rama!

Fisi i deputetit socialist bën për spital dy persona, Vokshi:

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur mbi ngjarjen që ndodhi një ditë më parë në Krujë ku familjarët e deputetit socialist Rrahman Rraja dhunuan dy persona të fisit Maja, të cilët ishin ankuar për shpërthimet në gurore.

E ftuar në Panorama TV, Vokshi u shpreh se fisi Rraja është një bandë e mbrojtur nga kryeministri Rama.

Ajo shtoi se policia është e politizuar, nisur nga fakti që kjo e fundit doli me dy versione të ndryshme lidhur me ngjarjen.

 Një ditë më parë policia njoftoi se është shoqëruar vëllai i deputetit Rraja, ndërsa sot e shpalli në kërkim.

“Kryeministri Rama i mblodhi krerët e policisë duke i dhënë edhe porisitë e fundit para fushatës zgjedhore dhe bëri ndryshimet e emnërimeve në shumë komisariate për të pasur kontroll të plotë mbi policinë.

Policia është e politizuar. Është emergjente që të kemi një polici të depolitizuar, por kjo do vullnet politik.

Është Edi Rama ai që i ka mbrojtur dhe për sa kohë nuk ka reaguar deri më sot, do vazhdojë ta mbrojë deputetin e tij që ka bërë një punë të mirë për t’i sjellë vota. Është një bandë e mbrojtur nga kryeministri”, deklaroi Vokshi.

Të fundit