Flash News

Ditari i Opozitës

“Fitohen me 99.9% të fondit limit” Berisha flet me emra për pazaret e tenderave: Salillari s’di ku t’i çojë paratë

“Fitohen me 99.9% të fondit limit” Berisha flet me emra

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria po i vjedh qytetarët në një kohë kur po paguajnë çdo produkt jetik më shtrenjta se vendet europiane.

Kreu i selisë blu theksoi se tenderat jepen me 99.9 për qind fond limit, dhe fituesi i tenderit i paguan 30 për qind qeveritarëve.

Berisha: Si mund të vidhni sot qytetarët kur paguajnë vezën, djathin, qumështin e foshnjës më shtrenjtë se gjermani, francezi, italiani për shkak të politikave tuaja çnjerëzore.

Kjo është vjedhje e hapur. Ka prej shumë kohësh që tenderat fitohen me 99.9% të fondit limit, që s’ndodhte kurrë më parë. Fituesi i tenderit duhet ti paguaj qeveritarit. DO ta jap tenderin por do më japësh 30% të kësaj shume.

Kohët e fundit janë 330 mln tenderime me 99.9% .

Ndërtuesi i vilës në pajë i Edi Ramës fitoi tenderin 13 milionë euro me 99,9%. Sako vëllai i komandantit të gardës për mirëmbajtjen e rrugës së Korcës. Pallati pa asnjë faturë, na mbiu në shesh të pallateve e tani ndërtuesi shpërblehet me 99.9% tender.

Salillari, i cili nuk di ku ti cojë paratë edhe ai mirëmbajtjen e rrugëve të jugut edhe pse shembi rrugën e Borshit.

36 gra të ketë ministra hajdut mbetet, përdor firmat tuaja. Nuk vjen dekreti për pensionistin, fermerin…

Edhe Gadafi vendoste 12 badiguard por nuk e përmirësonte dot imazhin.  Qytetarët të gjithë në protestë të ndalin revanshin e vjedhjeve të këtij grupi që vjedh natë e ditë, nuk ndalet. Pse nuk sillni dekret për ata me ndihmë ekonomike.

Të fundit