Flash News

Ditari i Opozitës

Fitoi garën me diferencë të thellë votash, Gjin Gjoni: Do fillojmë riorganizimin e partisë

Fitoi garën me diferencë të thellë votash, Gjin Gjoni: Do

Gjin Gjoni do të jetë kryetari i ri i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës pasi fitoi zgjedhjet e organizuara ditën e sotme.

Gjin Gjoni u shpreh se kjo garë ishte dinjitoze, duke falënderuar votuesit, ndërsa theksoi se PD do të riorganizohet dhe se do fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme elektorale.

“Doja të falënderoja dy kolegët e mi që bënë një garë tepër dinjitoze. Populli i Lezhës arriti që të më votëbesojë mua. Është një përgjegjësi e madhe. Duhet të falenderoj votuesit por edhe familjen time. Situata politike që ndodhemi është kritike. Partia Demokratike e Lezhës ka objektiva shumë të qarta. Të bashkuar ne do fillojmë riorganizimin e partisë dhe do fillomë edhe përgatitjen elektorale të 2025-ës”, tha ai.



Të fundit