Flash News

Ditari i Opozitës

Fitoi Himarën, Fredi Beleri reagon nga burgu: I mirëkuptoj ata që terrorrizmi u mundua t’i nënshtrojë

Fitoi Himarën, Fredi Beleri reagon nga burgu: I mirëkuptoj ata që

Vjen reagimi i parë i Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ pas fitoi bashkinë e Himarës, ndërsa ndodhet në ambientet e paraburgimit në Vlorë, pas arrestimit dy ditë para zgjedhjeve nën akuzën e ‘korrupsionit aktiv në zgjedhjet’, për blerje të votave.

Në një deklaratë, në profilin e Belerit në rrjetet sociale shkruhet se sot fitoi demokracia.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë.

Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”, thuhet në reagim.

Fitoi Himarën, Fredi Beleri reagon nga burgu: I mirëkuptoj ata që

Beleri ka marrë 3818 vota ndërsa kundërshtari i tij socialist në këto zgjedhje lokale mori 3837 vota.

 

Të fundit