Flash News

Ditari i Opozitës

Fitoi mandatin e deputetes, Tabaku: Nuk e quaj betejë të fituar, nuk u arrit rotacioni politik

Fitoi mandatin e deputetes, Tabaku: Nuk e quaj betejë të fituar, nuk u

Edhe pse siguroi mandatin e deputetes, për Jorida Tabakun nuk është një betejë e fituar.

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Tabaku tah se koalicioni opozitar nuk e arriti qëllimin pasi nuk kemi një rotacion politik.

Tabaku tha se për të kjo fushatë ishte ndër më të vështirat, pasi i ka munguar familjes dhe fëmijëve të saj prej 3 muajsh.

“Unë dua të them diçka të cilën ja kam thënë edhe bashkëpunëtorëve të mi dhe strukturave të Partisë Demokratike me të cilat kemi punuar bashkë.

Sigurisht që kjo ishte një sfidë e imja personale sepse isha në një garë komplet ndryshe kësaj radhe, por nuk e quaj dot një betejë të fituar sepse për mua e fituar do të ishte rotacioni politik.

Në këtë betejë ne u futëm edhe me investimin tonë personal, por kur ti shikon të përgjithshmen dhe pamundësinë e rotacionit politik, por edhe faktin që sot nuk është se kemi një situatë më të mirë politike se ajo që kishim para zgjedhjeve. Nuk besoj se kemi zgjidhur gjë dhe nuk ndihem as komode për të thënë që ia arritëm dhe që ky ishte një proces me një rezultat pozitiv”, u shpreh Tabaku.

Të fundit