Flash News

Ditari i Opozitës

Fitorja e opozitës turke, Berisha: Erdogan u ndëshkua për mbështetjen që i ka dhënë Ramës

Fitorja e opozitës turke, Berisha: Erdogan u ndëshkua për

Lideri i demokratëve, Sali Berisha ka uruar opozitën turke për fitoren në Turqi.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se humbja e Erdogan në Stamboll dhe Bursë tregon se presidenti turk pagoi për mbështetjen personale që i ka dhënë Edi Ramës ndër vite.

Në emër të PD, Berisha uroi opozitën turke duke treguar gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dy popujve.

Postimi:

Turqia po ndryshon!

Opozita fiton zgjedhjet.

Të dashur miq, Opozita turke e udhëhequr nga Partia Republikane Popullore fitoi zgjedhjet lokale në Turqi. 

Presidenti Erdogan ka pranuar humbjen dhe vlerëson fitoren e opozitës si pikë kthese në historinë e Turqisë. Qëndrime autoritare, afinitet i tepruar me Rusinë, braktisja e trashëgimisë kemaliste dhe nderhyrjet e tij dhe shtetit në çështjet e fesë, u ndëshkuan nga zgjedhësit turq në këto zgjedhje.

Shtoj këtu gjithashtu se humbja në Stamboll dhe Bursë, qytete me prezencë të fuqishme shqiptare, dëshmon se Erdogan pagoi gjithashtu mbështetjen obskure dhe aprincipiale personale që ai i ka dhëne këto vite Edi Ramës, këtij armiku të vërtetë të kombit shqiptar, i cili me narkshtetin që ndërtoi, largoi nga Shqiperia 1/3 e shqiptarëve.

Me këtë rast Partia Demokratike uron përzemërsisht fitoren e opozitës turke në këto zgjedhje dhe mbetet e hapur të bashkëpunoj me udhëheqjen opozitare në interesin më të mirë për një të ardhme në paqe e demokraci të dy popujve dhe dy vendeve tona.

Të fundit