Flash News


Ditari i Opozitës

Fitorja e PD në Mirditë, Albert Mëlyshi: Mirënjohje qytetarëve për maturinë dhe besimin

Fitorja e PD në Mirditë, Albert Mëlyshi: Mirënjohje

Pas fitores të Partisë Demokratike në Mirditë në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi.

Në një deklaratë, Mëlyshi shprehu falënderime për qytetarët mirditorë, duke vlerësuar qetësinë, maturinë dhe përkushtimin e tyre gjatë procesit zgjedhor.

 “Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë Ju qytetarë të Mirditës, për maturinë, qetësinë dhe vlerësimin që treguat në zgjedhjet e 11 majit. Vullneti juaj u shpreh qartë dhe me aq kujdes e përkushtim do jetë edhe përgjegjësia jonë”, – u shpreh Mëlyshi.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë kandidatët e Qarkut Lezhë, veçanërisht ata të Mirditës, për një fushatë model dhe qytetare.

 “Shpresoj që vullneti juaj të reflektohet mirë në investimet që Mirdita ka nevojë”, – përmbylli deklaratën e tij kreu i bashkisë.

Të fundit