Flash News
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Fitorja e Trump, Berisha: Demokratët shqiptarë ndër të rrallët në botë, që e mbështetën haptas
Kreu i opozitës Sali Berisha, shprehu sot në tubimin në 'Rrugën e Shpresës', urimet e tij të përzemërta për presidentin e ri të SHBA, Donald Trump.
'Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.'- u shpreh gjithashtu Berisha.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju misionareve dhe misionarëve të vërtet të kauzës së drejtë të dinjitetit, lirive të njeriut, interesit kombëtar, vlerat universale të njeriut të lirë.
Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që çdo natë shpërndajnë në të katërta anët e vendit të vëvretat e narkoregjimit të Edi Ramës.
Por sot, këtu në emër tuaj, të PD, të opozitës shqiptare i uroj, i përcjell urimet më të përzemërta presidentit të 47-të të SHBA-ve, z.Donald Trump për rikthimin e tij më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.
Një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të SHBA-ve për votën e tyre, të cilët votuan dje për vlerat më sublime, më të arrira që njerëzit e lirë ndajnë njëri me tjetrin, kombet e lira nderojnë dhe respektojnë. Votuan dje, në një botë me luftra dhe të pasigurtë për Donald Trump, udhqheqësin që më shumë se kushdo tjetër premton dhe garanton paqe, prosperitet, zhvillim.
Mirënjohje të pakufijshme për ata që votuan për burrin e madh të kombit amerikan, mbrojtës kryesor i vlerave tradicionale konservatore në SHBA dhe në botë.
Të dashur miq, këtu demokratët shqiptarë, Sali Berisha në oqeanin elektoral planetar, jeni ndër më të paktët që mbështetët haptas, pa rezervë presidentin Donald Trump dhe zgjedhjen e tij.
Vetëm 5 ditë më parë në një studio televizive do të më pyesnin: për cilin je? Përgjigja e prerë: për Republikanët.