Flash News

Ditari i Opozitës

"Fituese në 11 maj", Lela: PD ka disa prita, kërkon modelin maqedonas për krizën

  "Fituese në 11 maj", Lela: PD ka disa prita, kërkon modelin

Drejtori i Komunikimit dhe Shtypit në PD, Afred Lela shprehet optimist se Partia Demokratike i fiton zgjedhjet e 11 majit në 2025-ën.

Duke folur në një intervistë në emisionin 'Dekalog' të Roland Qafokut, Lela tha se opozita ka përballë saj disa prita për të arritur deri ta zgjedhjet e lira.

Për këtë, sipas Lelës, PD kërkon të ketë një qeveri teknike, sic e ka Maqedonia e Veriut.  

"Partia Demokratike mund të fitojë zgjedhjet në 2025. Nuk e vë në terma absolutë, por duhet të kuptojmë se në Shqipëri ka disa prita që na janë shfaqur në të shkuarën.

Problemi është i përbashkët, janë zgjedhjet e palira. Ky është problemi i vendit. PD po kërkon të ketë një qeveri teknike, sic e ka Maqedonia e Veriut. Kjo është një pritë që PD thotë se ekziston. PD kërkon një model që ka qenë frytdhënës për krizën dhe mendoj se do të jetë zgjidhje edhe këtu", tha Lela. 

Intervista e plotë:

 

 

Të fundit