Flash News

Ditari i Opozitës

“Fituesi ishte i paracaktuar” PD denoncon sërish aksin Korçë-Ersekë: 4 kilometra do të kushtojnë 20 milionë euro

“Fituesi ishte i paracaktuar” PD denoncon sërish aksin

Partia Demokratike ka denoncuar sërish aksin Korçë-Ersekë që sipas tyre do të kushtojë 20 milionë euro në vend që të kushtojë 4 milionë euro, dhe që në fillim ishte e ditur se do të fitohej nga miqtë e kryeministrit Ndue dhe Agim Kola.

Me anë të një deklaratë për mediat, Ervin Minarolli thotë se PD kishte paralajmëruar disa ditë më parë për fituesin mik të kryeministrit pasi tenderi ishte fiktiv.

“Ndodhi siç e parashikuam ne, fituesi ishte i paracaktuar, tenderi ishte fiktiv. 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro”, tha Minarolli.

Minarolli shton se me kaq shumë para mund të ndërtohej e gjithë pjesa e mbetur e rrugës dhe kusuret e  kësaj afere do t’i paguajnë fillimisht banorët e zonës e më pas gjithë shqiptarët.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN MINAROLLI

Pak ditë më parë paralajmëruam një vjedhje flagrante të kësaj qeverie me rrugët.
Bëhet fjalë për një segment 4 kilometra të rrugës Korçë-Ersekë, e cila është tenderuar me gati 5 – fishin e kostos dhe është fituar nga miqtë e Edi Ramës, Ndue dhe Agim Kola.

Ndodhi siç e parashikuam ne, fituesi ishte i paracaktuar, tenderi ishte fiktiv. 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro.

Është një vjedhje e pastër, si në çdo rrugë që ka tenderuar kjo qeveri. Nuk ka në Shqipëri qoftë edhe 1 kilometër rrugë, ku këta të mos kenë vjedhur miliona euro.

Rrisin koston në mënyrë artificiale, me qëllim që pjesa e vjedhur, të jetë sa më e lartë.

Në rastin e rrugës Korçë-Ersekë, 1 kilometër rrugë do të kushtojë gati 5 milionë euro, me një kosto 5 herë më të lartë sesa segmentet e tjerë të po kësaj rruge.

Kompania me lidhje direkte me Edi Ramën, e ka fituar këtë tender pothuajse me vlerën maksimale të fondit të shpallur, thënë ndryshe me 98% të fondit limit.

Skema e korrupsionit është fare e qartë.

Qeveria hap tenderin 20 milionë euro 4 kilometra. Miqtë e kryeministrit marrin pjesë në garë, paraqesin ofertën më të lartë dhe fitojnë në një garë fiktive, pasi kompanitë e tjera pjesëmarrëse kanë mungesë dokumentacioni.

Kjo është një praktikë korruptive, e kthyer ne norme nga kjo qeveri. Tenderi paracaktohet dhe kompanitë e tjera garojnë në mënyrë fiktive.

Me Edi Ramën kryeministër gara për tendera nuk ekziston. Gjithçka është e paracaktuar përmes korrupsionit.
Segmenti i parë i rrugës Korçë – Ersekë ka nisur ndërtimin që në vitin 2012. E gjithë rruga ishte projektuar me 1 milionë euro kilometri, por në muajt e fundit në pushtet, qytetarët po zhvaten me babëzinë më të madhe dhe 4 kilometra kushtojnë 20 milionë euro. Me kaq shumë parà, mund të ndërtohej e gjithë pjesa e mbetur e rrugës.

Kusuret e kësaj afere do t’i paguajnë, të parët, banorët e zonës, të cilët duhet të presin të largohet Edi Rama që kjo rrugë të përfundojë. Pas tyre, të gjithë shqiptarët që po vidhen çdo ditë nga kjo qeveri plaçkitësish.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë për çdo kompani që bashkëpunon me qeverinë në vjedhjen e qytetarëve gjatë këtyre muajve të fundit të qeverisë.
Ata do të mbahen njësoj përgjegjës si ortaku i tyre në krim, kryeministri në ikje Edi Rama.

 

Të fundit