Flash News

Ditari i Opozitës

Fituesit e primareve nè lista të hapura, Noka: Ishte e pamundur, shkak marrëveshja me partitë aleate

Fituesit e primareve nè lista të hapura, Noka: Ishte e pamundur,

Përfaqësues të PD si Jorida Tabaku, Dashnor Sula, Ilir Alimehmeti etj. u lanë jashtë listave të mbyllura të PD, apo siç konsiderohen vende të sigurta, edhe pse ishin fitues të primareve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, deklaroi se për shkak të marrëveshjes me partitë aleate për të vendosur figurat e tyre në listën e sigurt, ishte e pamundur edhe vendosja e fituesve të primareve në PD.

Primaret kanë qenë një nga shtyllat mbi të cilat është bazuar përzgjedhja e kandidatëve në listën e koalicionit. Në këtë listë nga 140 kandidatë për deputetë, 111 prej tyre janë të dalë nga primaret.

Në rastin e Tiranës ka një specifikë, ka një vendim të Këshillit Kombëtar që emëron drejtuesit politikë të qarqeve dhe të fushatës kombëtare. Ky ekip me vendim të Këshillit Kombëtar është i emëruar ekipi i drejtuesve politikë.

Nuk ka asnjë humbje PD nga përpilimi i listave. Është një detyrim jo thjesht i joni, por i një marrëveshje me aleatët që ka pamundësuar që disa nga personalitet e kësaj partie apo dhe fitues të primareve, të pamundësohen për të qenë në lista të mbyllura. Ne nuk jemi këtu për listat. Ne tani jemi përballë një situate të tillë: Ose do bashkohemi të gjithë të mundim Edi Ramën, ose Shqipëria është në rrezik”, tha Noka. 

Të fundit