Flash News

Ditari i Opozitës

Fjala e Ramës në Kongresin e PS, reagon Bardhi: Gënjeshtar, korrupsionin e quan reformë

Fjala e Ramës në Kongresin e PS, reagon Bardhi: Gënjeshtar,

Vjen reagimi i parë nga opozita pas fjalimit të kryeministrit Rama sot në Kongresin e PS, pasi ky i fundit sulmoi opozitën duke e cilësuar 'cisternë e ndryshkur helmi '. 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një postim në facebook shkruan se Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti dhe të vërtetën e quan helm, lurse korrupsionin e quan reformë. 

Reagimi i Gazment Bardhit:

Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:
të vërtetën e quan helm;
korrupsionin e quan reformë;
hajdutin e quan të suksesshëm;
kriminelin e quan deputet;
vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;
vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.

Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm.

Të fundit