Flash News

Ditari i Opozitës

Fjala zgjedhje tashmë pa kuptim, të zëvendësohet me fjalën zgjedhë në fjalorin e shqipes!

Fjala zgjedhje tashmë pa kuptim, të zëvendësohet me

Nga Petrit Vasili/

Fjala zgjedhje në Shqipëri e humbi përfundimisht kuptimin e saj.

As edhe si pjesë e fjalorit të shqipes ajo nuk ka më asnjë vlerë.

Fjala zgjedhje të bën vetëm të qeshësh hidhur dhe pa shpresë.

Zgjedhje në Shqipërinë ku sundon Edi Rama do të thotë një meny prej një qind lloje e asortimente vjedhje e manipulimi të votës të përdorura nga qeveria.

Zgjedhje në Shqipëri ku qeveris Edi Rama do të thotë një panair i çdo lloj horrllëku, gangsterizmi e rrugaçërie, që përdoret nga qeveria.

Zgjedhje në Shqipërinë ku ka pllakosur Edi Rama do të thotë shfaqje të gjithë llojeve e sojeve të kriminelëve, narkotrafikanteve dhe vrasësve, që përdoren nga qeveria.

Zgjedhje në Shqipërinë ku është plandosur Edi Rama do të thotë varrosje e çdo programi serioz politik, varrosje e çdo mendimi profesional, varrosje e çdo perspektive zhvillimi sepse votim nuk ka, por mbretëron terrorizmi zgjedhor i prirë nga gangsterët.

Dhe të mendosh se ka edhe një tufë debilësh " të dobishëm", që nëpër televizione bëjnë sikur komentojnë zgjedhjet, medemek dhe gjoja problemet e opozitës, kur ndërkohë zgjedhje nuk ka pasur sepse u varrosën nga Edi Rama, i cili është po ai, që i paguan këta debila.

I vetmi propozim i dobishëm mbetet heqja e fjalës zgjedhje nga fjalori i shqipes si fjalë pa asnjë kuptim dhe zëvendësimi i saj me fjalën zgjedhë, sepse pa zgjedhje ka vetëm zgjedhë.

Zgjedhë e banditëve mbi qafën e shqiptarëve, që do të thotë zgjedhë varfërie, mjerimi, injorance dhe shtypjeje e çdo të drejte.

Të fundit