Flash News

Ditari i Opozitës

“Fjalimi i Presidentit, i ulët”, Bardhi: Na provokoi

“Fjalimi i Presidentit, i ulët”, Bardhi: Na provokoi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas seancës plenare ka drejtuar akuza ndaj Kreut të Shtetit, Bajram Begaj.

Bardhi e ka quajtur fjalimin e Begajt si një provokim të ulët, i cili sipas tij ka ndodhur pasi Kuvendi ka pasur probleme në funksionimin e tij për disa muaj.

Bardhi akuzon Presidentin Begaj për mbështetje të fortë ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe e fton atë të heqë dorë nga pozicioni i njëanshëm dhe të respektojë rolin e tij si Kryetar i Shtetit.

Edi Ramës i jepet pushteti në tavolinë, nuk ka sistem proporcional. Ripërsëritja e një skenari që opozitarët e kanë parë në vitin 2020.

Sa i takon seancës së sotme, u njohëm përmes medias që Presidenti do jepte një mesazh. Zyrtarisht Presidenti është njoftuar se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon normalisht për shkak të mohimit të të drejtave tona.

Presidenti nuk është zgjedhur tani, ai nuk ka ardhur në disa sesione parlamentare për t’iu drejtuar Kuvendit. Ky ishte një provokim i ulët i presidentit të Republikës. I bëj thirrje të heqë dorë si i njëanshëm dhe vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun e Kreut të Shtetit. Nëse zoti Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita”, tha ai.

Kujtojmë që për shkak të tensioneve fjalimi i presidentit në kunvend u anulua.  

Kjo ka detyruar Begajn që fjalën e tij ta mbajë nga Presidenca më vonë.

 

Të fundit