Flash News

Ditari i Opozitës

Fjalimi i Ramës, Lela: E ka kapluar frika, paralajmëroi përçarje brenda PS

Fjalimi i Ramës, Lela: E ka kapluar frika, paralajmëroi

Drejtori i Komunikimit i Partisë Demokratike, Alfred Lela, e ka interpretuar qëndrimin e Ramës në mbledhjen e grupit, si një shenjë të frikës dhe shqetësimit të tij, si nga drejtësia ashtu edhe nga tensionet brenda PS-së.

Në një lidhje live për Syri Tv, Lela tha se fjalimi i kryeministrit ishte një goditje parandaluese ku Rama sinjalizoi një përçarje të mundshme brenda partisë.

“Unë mendoj që Rama sot me atë fjalim të gjatë, nuk e kishte vetëm me drejtësinë, por e kishte edhe me të vetët, e kishte me grupin parlamentar. Është një moment ku ai paralajmëron këtë çarje të grupit, ose këtë moskohezion. Pra duket se janë disa zëra aty, disa aktorë ndër socialistët që po i bëjnë presion. Në një moment tha se disa prej jush ma kanë thënë troç se je ti përgjegjës për këtë. Pra, je ti përgjegjës që drejtësia po na i merr kolegët, shokët, miqtë në Partinë Socialiste”, tha Lela.

Lela vuri në dukje gjithashtu se mimika dhe retorika e Ramës tregonin shqetësim dhe mungesë vetëbesimi krahasuar me batutat e zakonshme, një tregues i frikës që ai ndjen për ndikimin e hetimeve të SPAK në Partinë Socialiste.

“Kishte edhe disa shenja të tjera që unë i dallova, por ndoshta gjatë bisedës edhe do kemi mundësi t'i trajtojmë. Shenja tek gjuha, sepse mimika, pavarësisht se një hije gri që i ka rënë kohët e fundit sigurisht kishte batutat e hidhura, por nuk ishte ai Rama që i shoqëron hokat ose shakatë ose batutat edhe me një vetëpëlqim, pra edhe me një ndriçim që ia lejon fytyrës për t'i thënë vetes se sa të fortë e kishte batutën, gjë që sot i mungonte. Pra edhe kjo mund ta tregojë shqetësimin që ka kapluar Ramën”, vijoi Lela.

Të fundit