Flash News

Ditari i Opozitës

Fjalori i Ramës në fushatë, Berisha: I ka humbur mendja, kalon nga një takim në një tjetër si i shastisur

Fjalori i Ramës në fushatë, Berisha: I ka humbur mendja, kalon

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar këtë të hënë një takim në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxhën.

Gjatë takimit elektoral Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite ka plaçkitur qytetarët.

Gjithashtu, Berisha si ka kursyer edhe kritikat për fjalorin e kryeministrit të përdorur në takimet e tij të zhvilluara me qytetarët për fushatën  e 14 majit.

Edi Ramën e ka kapur tmerri dhe flet për një fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thotë Rakip Sulit sepse atë e ka bashkë-hajdut, por problemi është se ai kërkon që ne të harrojmë që ai është hajduti më i madh në histori.

Ai duhet të mësojë se në Zallarr veshgjatit i thonë magjar, por bashkë me Rakipin do të shkon në kokërr të burgut në qeli. Këtë ta garantoj. Nuk paguajmë ne vjedhjet tuaja mor zotëri, Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një tjetër i shastisur”, tha më tej ai.

Po ashtu kryedomokrati ka thënë se në 8 vite janë larguar nga Shqipëria, 35 % e shqiptarëve.

“Në 8 vite janë larguar nga Shqipëria, 35 % e shqiptarëve. Vetëm me djegësat që u gjobisin ju çdo ditë, Erion Velaij, Edi Rama, Rakip Suli plaçkiti 420  mln euro.

Vetëm me djegësat dhe ju paguaji, për çdo ton hedhurina, 29 euro në minierën e floririt në Sharrë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, gjoja për ti djegur. Që të gjitha depozitohen dhe nuk digjet asnjë ton.Paratë përfundojnë ofshore dhe në Iran. Të gjitha janë tuajat.”, shprehet Berisha.

Të fundit