Flash News

Ditari i Opozitës

“Fjalori Ramës, i padenjë”, Berisha-Nikollës: Po e çoni parlamentin drejt katastrofës dhe konfliktit të pashmangshëm

“Fjalori Ramës, i padenjë”, Berisha-Nikollës: Po e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është drejtuar mazhorancës në Kuvend duke thënë se po e çojnë Parlamentin drejt katastrofës.

Duke u referuar nga debatet e ndodhura disa orë më parë mes kryeministrit dhe disa deputetrëve demokratë, Berisha tha se Edi Rama ka përdorur sot një gjuhë fyese ndaj deputetëve të opozitës, gjë që sipas tij mund të  bëhen shkak konfliktesh shumë serioze.

Berisha: Zonja kryetare! Ju po e çoni parlamentin në çdo aspekt drejt katastrofës, drejt konfliktit të pashmangshëm. Nëse këtu del kreu i juaj dhe në shkelje të çdo kodi, morali, etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, ordineri, unë të garantoj se parlamenti do të ketë zhvillime dramatike, të paparashikueshme.

Ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner, kundër deputetëve të opozitës. Unë e kuptoj se ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjet e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto të gjitha janë brenda familjes tuaj. Kur shtrihen në opozitë këto mund të bëhen shkak konfliktesh shumë serioze.

Prandaj nëse do të drejtosh këtë parlament, duhet ti japësh fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor fjalorin më ordiner ndaj deputetëve dhe e shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij.

Mos harroni se, fjalori është i njëjti për të gjithë dhe nga fondi i tij mund të marrë kush të dojë fjalë. Por kjo nuk është zgjidhja. Zgjidhja është ti mbyllësh gojën një ordineri që sapo vjen këtu, dhe sa vjen fillon e përdor fjalor ordineri kundër deputetëve të opozitës.

Zonja kryetare, ju po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Unë deputet, ish-president, ish-kryeministër, prej disa javësh kam dorëzuar në parlament një ligj, me të cilin u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës, kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesorë të agjencive që kanë të bëjnë me fondet e pasuritë publike. Ju në mënyrë anti-kushtetuese, anti-ligjore e bllokoni ligjin duke shkelur çdo ligj, rregull e kushtetutë dhe nuk e sillni në parlament siç kërkon rregullorja.

Të fundit