Flash News

Ditari i Opozitës

"Flakët po përpijnë vendin, kryeministri bën dua në Facebook"

"Flakët po përpijnë vendin, kryeministri bën dua

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me situatën alarmante të zjarreve në vend.

Në një postim në rrjete sociale Berisha ka ndarë një video ku etnografia Eralda Baze, e veshur me kostum tradicional shqiptar shprehet se situata në vend është kritike.

Ajo thotë se flakët po përpijnë male e qytete ndërsa kryeministri Rama bën dua në Facebook me turistë imagjinarë që kanë pushtuar vendin.

Baze deklaron se së fundmi edhe Skrapari po digjet nga flakët, ndërsa shton se populli shqiptar i ka varur shpresat te një njeri që në kohën e komunizmit nuk i besuan as pushkën e drurit në zbor.

Krahas videos në etnografes Berisha shkruan “no comment”.

Postimi i plotë: 

Të fundit