Flash News

Ditari i Opozitës

Fletëthirrja e SPAK, Noka: Nuk ka ardhur kërkesë në emër të Berishës, ishte në emrin tim

Fletëthirrja e SPAK, Noka: Nuk ka ardhur kërkesë në

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar se pse nuk u hap zarfi që mbërriti në selinë blu nga SPAK për kryedemokratin Sali Berisha.

Noka tha për News24, se fletëthirrja është dërguar në emrin e tij si nënkryetar dhe j në emrin e Sali Berishës. Demokrati tha se fletëthirrja nuk mund të vijë në emër të partisë dhe se Berisha do të shkojë në SPAK sapo të njoftohet.

“PD ka emra. Kur të vijë letra për Flamur Nokën nuk ka të drejtë ta hapë askush tjetër, por Flamur Noka. Ftohet partia në SKAP? Dini gjë ju? Nuk ka ardhur asnjë kërkesë, asnjë njoftim. Kam qenë disa herë para SKAP-it të partisë. Ka ardhur fletëthirrja me emrin tim. Për emrin e Sali Berishës nuk ka ardhur. Z.Berisha ka deklaruar se sapo të njoftohet do të shkojë. 21 janari ishte tentativë për grusht shteti nga Rama dhe bandat e tij që bënë gjithçka për të marrë pushtetin me dhunë. Të parët të interesuar për të zbardhur 21 janarin ka qenë Sali Berisha, PD. U tentua marrja e pushtetit me dhunë. 4 viktimat janë të Edi Ramës ai i çoi atje për shkelë ligjin, Kushtetutën, i çoi mish për top për karrigen e tij”, deklaroi Noka.

Të fundit