Flash News

Ditari i Opozitës

"Demokratet e sakrificës qëndrojnë jashtë", Komisioni i Rithemelimit nxjerr foton: Ja për kë qëndron e hapur selia e PD

"Demokratet e sakrificës qëndrojnë jashtë",

Komisioni i rithemelimit të PD, përmes Floriana Garos ka akuzuar kryetari i PD, Lulzim Bashën se po mban të mbyllur selinë e së djathtës për demokratët, në një kohë ku sipas saj kjo e fundit po qëndron hapur për persona që jo vetëm nuk janë deputetë e përfaqësues por edhe janë të armatosur.

Teksa denoncon rastin në fjalë përmes publikimit të një fotoje në profilin zyrtar, Garo shkruan se e gjithë kjo situatë ku demokratët diskriminohen pasi shprehin hapur qëndrimin kundër Bashës, do të marrë fund në protestën kombëtarë të 8 janarit, të thirrur nga lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha.

“Ja për kë qëndron e hapur Selia e PD! Ndërkohë demokratet e sakrificës e deputetet e tyre qëndrojnë jashtë… Kjo merr fund në 8 Janar!”, shkruan Garo.

"Demokratet e sakrificës qëndrojnë jashtë",

Prej muajsh vijon të këtë përplasje mes se djathtës, pasi ish kryeministri Sali Berisha doli kundër vendimit të Bashës për përjashtim nga grupi parlamentari i PD, gjë që revoltoi këtë të fundit i cili me shumicën mbështetëse të demokratëve e shkarkoi Bashën nga kreu i partisë në referendumit e 18 Dhjetorit.

Të fundit