Flash News

Ditari i Opozitës

Floriana Garo takim me qytetarët në Durrës: Më 8 shkurt, e gjithë Shqipëria në shesh

Floriana Garo takim me qytetarët në Durrës: Më 8 shkurt, e

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka zhvilluar takime me demokratët e Durrësit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 8 shkurtit në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Garo ka ndarë entuziazmin e saj për takimet me demokratët, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive në protestën e paralajmëruar nga opozita.

“Durrësi dhe e gjithë Shqipëria do të vërshojnë në shesh më 8 shkurt, ora 17:00”, ka deklaruar Garo, duke e cilësuar protestën një moment kyç për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndryshim.

Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë të madhe kombëtare më 8 shkurt, ndërsa drejtuesit e saj vijojnë mobilizimin në qytete të ndryshme të vendit.

Të fundit