Flash News

Ditari i Opozitës

Florjana Garo fton Bashën në skenë: Ka punuar deri në orët e vona të natës duke u konsultuar me ekspertë të ndryshëm

Florjana Garo fton Bashën në skenë: Ka punuar deri në

Pasi e kam takuar disa herë, krijova bindjen se është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë

Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Ndryshim kanë hapur zyrtarisht fushatën dhe pas fjalës se shkrimtares dhe kandidates për deputete Flutra Açka dhe aktorit Neritan Liçaj, ka qenë zëdhënsja e PD-së, Floriana Garo e cila ka bërë një fjalim para se të ftonte kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Florjana Garo fton Bashën në skenë: Ka punuar deri në

Flrojana tha ndër të tjera se pasi është takuar disa herë me Bashën, u bind që ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë:

"Pasi jam takuar disa herë me Lulzim Bashën, kam krijuar bindjen se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë. Ai është i vendosur, karizmatik dhe me përvojë, njëkohësisht i dashur dhe i afërt me njerëzit, i shesh njerëzit në sy, i përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe është i gatshëm të sjellë ndryshimin që kemi kaq shumë nevojë. E kam parë Bashën të punuar deri në orët e vona të natës duke u konsultuar me ekspertë për të përmirësuar jetën e të gjithë njerëzve, nuk e kamë parë me shenja lodhje.

E kam parë të zhvillojë takime me qytetarët e vendit, si i shikon në sy e dëgjon problemet e tyre dhe kam mësuar që ta vlerësoj akoma më shumë, Qytetarët kanë nevojë për ndryshim. I vetmi person që e sjell dhe kujdeset për të përmirësuar jetët e të gjithëve është Basha."

Të fundit