Flash News

Ditari i Opozitës

Flutura Açka: Dikur politikanët shisnin veten për atdheun, tani ndodh e kundërta

Flutura Açka: Dikur politikanët shisnin veten për atdheun, tani

Në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, deputetja demokrate Flutura Açka komentoi se si kanë ndryshuar politikanët. Ajo tha për “Top Story”, se dikur politikanët shisnin veten për atdheun, ndërsa sot ndodh e kundërta.

Në lidhje me Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, ajo tha se nuk është produkt i Edi Ramës por i 30 viteve të politikës shqiptare që është përpjekur ti hapë portën Shqipërisë në Evropë.

“Politikanët kanë ndryshuar. Atëherë shisnin veten për atdheun ndërsa tani shesin atdheun për vete. Unë dua të them që nëse ka një ngjarje të mrekullueshme është shpallja e pavarësisë dhe kurrë nuk ka qenë më shumë sinergji se atë ditë.

Sot atdheun e ka në dorë Rama dhe po e përdor si do vetë. Samiti nuk është produkt i Edi Ramës por i 30 viteve të politikës shqiptare që është përpjekur ti hapë portën Shqipërisë në Evropë”, tha Açka.

 

Të fundit