Flash News

Ditari i Opozitës

FMN ngriti alarmin, Meta: Kullat në Tiranë janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të pista

FMN ngriti alarmin, Meta: Kullat në Tiranë janë kthyer në

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për raportin e FMN-së për Shqipërinë, ku ngrihej alatmi për rrezikun që paraqesin kontratat koncesionare PPP për ekonominë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se shqetësimet e FMN janë të drejta dhe se është e domosdoshme ndërmarrja e masave të menjëhershme për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

Kryetari i PL-së u ndal te kullat në Tiranë, që sipas së cilit, janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave të pista.

“Mbështesim plotësisht rekomandimin e FMN për adresimin e mangësive të rëndësishme të të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimet, si dhe për nevojën e garantimit të një mbikëqyrje të zgjeruar të ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar.

Është e domosdoshme ndërmarrja e masave të menjëhershme drastike për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ku Shqipëria është futur nga FATF (mekanizimi i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave), veçanërisht në kushtet kur kullat në Tiranë, sikundër është bërë publike edhe nga denoncimet e mediave ndërkombëtare, janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave të pista”, tha Meta.

 

Të fundit